9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Moderatori kosovar i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Rekomandime

Moderatori kosovar, Mefail Bajqinovci, ka lënë punën derisa ka vendosur të merret me politikë. Ai i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi, lideri VV-së, Albin Kurti.

Ky është postimi i Kurtit:

Mefail Bajqinovci, është emër shumë i njohur për publikun. Si gazetar, autor dhe drejtues i deritanishëm i emisionit “Puls” në KTV, për 18 vite z.Bajqinovci ka krijuar një emër të pazëvendësueshëm në gazetarinë televizive.

- Advertisement -

Në publikun kosovar identifikohet si njëri nga udhëheqësit më të guximshëm të emisioneve televizive, duke dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e gazetarisë hulumtuese dhe nxitjen e aktivizimit qytetar. Për 15 vjet rresht “Puls” ka goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin institucional duke sjellur informacione ekskluzive e skandale si dhe duke trajtuar problemet e ndryshme në shoqërinë kosovare, që nga menaxhimi i shtetit, e deri te politika, ekonomia, shëndetësia dhe çështjet sociale.

Z. Bajqinovci për këto 18 vite ka qenë një zë i fuqishëm kritik ndaj keqqeverisjes dhe abuzimeve me pozitat zyrtare, prona dhe haraç etj. Si rezultat i punës shumëvjeçare në gazetari, sot konsiderohet si njohës shumë i mirë i fushës së sundimit të ligjit.

- Advertisement -

Mefail Bajqinovci ka lindur dhe është rritur në Prishtinë. Ka mbaruar fakultetin e Komunikimit Masiv. Është trajnuar dhe çertifikuar në fushën antikorrupsion dhe siguri.

Z. Bajqinovci ka vendosur që t’i bashkohet VETËVENDOSJE!-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit