2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Konjufca tha se Kurtit nuk mund t’ia ndalojë askush kandidimin, përgjigjet Valdete Daka

Rekomandime

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se KQZ do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe në rastin e kandidimit të mundshëm të kreut të LVV-së, Albin Kurti për deputet.

- Advertisement -

Por, ajo nuk ka dashur vlerësojë nëse Kurtit do t’i jepet apo jo mundësia për të qenë deputet, duke thënë se kjo do të bëhet e ditur pas marrjes së listave të kandidatëve nga partitë.

“Unë do të privohem nga përgjigjja sepse në KQZ do të vendoset. Këtë do ta vendosim pasi ta kemi listën e kandidatëve për deputet dhe pasi ta verifikojmë nga Këshilli Gjyqësor se kush ka dënime dhe kush jo dhe vetëm pastaj do ta vendosim. Unë nuk i komentoj deklaratat e politikanëve, të asnjërit, jo vetëm të Glauk Konjufcës. Por gjithsesi se KQZ do ta zbatoj Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme”, ka thënë Daka në një intervistë për Top Channel.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e LVV-së, Glauk Konjufca, në një studio televizive të enjten mbrëma tha se Kurti ka të drejtë të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet duke shtuar se kush ia largon këtë mundësi përbën shkelje dhe duhet trajtuar kur të vijë drejtësia në vend.

- Advertisement -

“Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjedhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, ka thënë Konjufca.

Në anën tjetër, Daka thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është plotësisht i qartë dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë.

- Advertisement -

“Për mua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për mua di juriste është plotësisht i qartë, gjuha që është përdorë në këtë aktgjykim mund të kuptohet edhe nga ata që nuk janë juristë, për mua nuk ka asnjë dilemë. Natyrisht se dilemat e komunitetit jo juridik janë të kuptueshme sepse nuk kanë njohuri të mjaftueshme juridike, dhe konsideroj se analizat që bëhen nga jo profesionistët vetëm i shkaktojnë dëm qytetarëve të Kosovës.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit