12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

I kam prish, i kam ndreq, i kam prish…”, Lladrovci flet për raportet me Sami Lushtakun

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për situatën në komunën që ai udhëheq dhe për raportet që ka me ish-kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.

- Advertisement -

Lladrovci në Pressing të T7 ka thënë se aktualisht nuk ka raporte të mira me Lushtakun.

Tutje ai tha se nuk ka armiqësi me të, dhe se raporti që ka tani me të nuk do të thotë se nuk do të kenë raporte të mira në të ardhmen.

“Sot për sot nuk i kam raportet e mira. I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i kam ndreq”, ka thënë Lushtaku.

- Advertisement -

“S’kam armiqësi me Sami Lushtakun. Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa I ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi. 100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin. Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuke e ha më”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit