2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konjufca vazhdon me shkarkime

Rekomandime

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shkarkuar Teuta Sahatqiun, nga pozita e konsules në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime Blic, kanë bërë të ditur se Konjufca ka shkarkuar edhe Rron Kryeziun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në Washington.

- Advertisement -

Gjithashtu, sipas burimeve të Gazetës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës së Kosovës në ShBA, kanë bërë të ditur se Konjufca ka shkarkuar edhe një familjare të ish-kryeministrit, Agim Çeku.

Teuta Sahatqiu, ishte emëruar konsulle në Ambasadën kosovare në ShBA, para pesë viteve, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-LDK. Deri në atë kohë Sahatqiu, kishte mbajtur pozitën e nënkryetares së LDK-së dhe atë të deputetes së Kuvendit.

Në anën tjetër, edhe Rron Kryeziu, djali i ministres Dumoshi, mbante pozitën e konsulit në ambasadën e Kosovës në ShBA.

- Advertisement -

Ky nuk është vendimi i vetëm i Konjufcës, për ambasadën e Kosovës në Amerikë.

Muaj më parë ai kishte marrë vendim për shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku, por që kjo kishte marrë pëlqimin e presidentit Thaçi dhe pa miratim të presidentit, shkarkimi i ambasadorëve nuk mund të bëhet.

- Advertisement -

Ndërsa, ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, i pati dalur në ndihmë Vlora Çitakut, pas kërkesës nga Konjufca për shkarkimin e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit