20.5 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Konjufca: Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentes

Rekomandime

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka komentuar se si do jetë Kosova nëse aktakuza ndaj Hashim Thaçit konfirmohet dhe i njëjti jep dorëheqje, ashti si kishte premtuar.

- Advertisement -

“Nuk kam asnjë fakt apo argument që aktakuza është konfirmuar. Unë e di që zoti Thaçi ka premtuar se do japë dorëheqje kur të konfirmohet aktakuza. Shtrohet pyetja: A mos e ka thënë që do jap dorëheqje kur të bëhet publike apo kur ta dijë vetë?”, tha ai në Syri TV.

“Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit. Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situatë e re në Kosovë. Por unë nuk mendoj se Vjosa Osmani do e legjitimojë qeverinë e Hotit për tre vite të tjera. Është mirë që fillimisht postin e presidentit ta ushtrojë Vjosa Osmani,” tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit