1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Koreja Jugore aktivizon Iuftarakët pas afrimit të aeroplanëve kinezë e rusë

Rekomandime

Ushtria e Koresë Jugore tha të premten se ka ngritur në qiell aeroplan Iuftarakë, pasi dy aeroplanë Iuftarakë kinezë e shtatë rusë u futën në zonë identifikuese të mbrojtjes ajrore të saj gjatë një veprimi që Pekini e cilësoi ushtrim të rregullt.

- Advertisement -

Aeroplanët kinezë e rusë u futën në pjesën verilindore të zonës identifikuese të mbrojtjes ajrore koreane për një periudhë të pasaktësuar para se të largoshehin, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë Jugore, duke shtuar se aeroplanët e huaj nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Shtabi i Përgjithshëm aktivizoi aeroplanë Iuftarakë dhe aeroplanë për mbushje me karburant në ajër si hap të zakonshëm për t’u përgatitur për ndonjë pasiguri të mundshme, shkruan Reuters.

Ushtria kineze u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me këtë veprim dhe ka thënë se aeroplanët ishin duke kryer ushtrime rutinore, tha Shtabi i Përgjithshëm.

- Advertisement -

“Ne e vlerësojmë situatën si ushtrim të përbashkët ushtarak kinez e rus, por analiza shtesë është e nevojshme”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore.

Në vitin 2019, aeroplanët Iuftarakë të Koresë Jugore kishin shtënë qindra herë në mënyrë paralajmëruese drejt aeroplanëve ushtarakë rusë, kur ata kishin hyrë në hapësirën ajrore të Koresë Jugore gjatë një patrullimi të përbashkët ajror me forcat kineze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit