8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Koronavirusi po ikën nga qyteti më i prekur në Kosovë, mbeten vetëm pak të infektuar, janë afër shërimit

Rekomandime

Janë shëruar nga koronavirusi 87 qytetarë të Ferizajt, nga 98 raste me COVID-19 sa janë shënuar nga kjo konunë.

- Advertisement -

Qyteti më i prekur nga koronavirusi në Kosovë aktualisht ka vetëm 9 të infektuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se 9 pacientët e mbetur janë në proces të shërimit.

“?Shkon në 87 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Ferizaj, zero raste të reja e 9 ferizajas që në testimin e këtyre ditëve presim të dalin negativ, pra që janë në proces shërimi e që përfundimisht deaktivizon të gjitha rastet me COVID-19 në Ferizaj??”, ka shkruar Aliu.

- Advertisement -


Ferizaj është komuna që ka numrin më të madh total të rasteve të regjistruara me koronavirus në Kosovë. Megjithatë, ka mbi një javë qe ky qytet ka marrë vetëm lajme të mira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit