2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosnett: Populli votoi për partitë që thanë se do të luftojnë korrupsionin, Qeveria të formohet sa më shpejtë

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë duke komentuar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ka thënë se populli ka votuar për ndryshim duke votuar partitë që kërkuan zvogëlim të korrupsionit dhe zhvillim ekonomik.“Është e qartë se populli i Kosovës votoi për ndryshim duke zgjedhur partitë përqendrimi i të cilave është në zvogëlimin e korrupsionit dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. Edhe Shtetet e Bashkuara i përqafojnë këto synime” ka thënë Kosnett.Ambasadori ka deklaruar se pret certifikimin e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë së re, sa më shpejt që është e mundshme.

- Advertisement -

“Sikurse të gjithë në Kosovë, ne presim certifikimin e rezultateve në ditët e ardhshme, dhe presim që qeveria e re të formohet sa më shpejtë që është e mundshme. Ambasada inkurajon diskutime të vazhdueshme lidhur me formimin e qeverisë para se të certifikohen rezultatet. Ne presim, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta, që qeveria e Kosovës të shërbeje për të mirën publike për të gjithë qytetarët e saj të të gjitha komuniteteve. Presim nga të gjitha partitë, qoftë ato në qeveri apo në opozitë, që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive” ka thënë Ambasadori Kosnett.Kosnett ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke shtuar se pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar.“Pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar. Kur ajo të formohet, qeveria e re duhet t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë prapa sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, por, siç tha edhe Përfaqësuesi Special Matt Palmer së fundmi në Prishtinë, ne nuk mund të shohim një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të.

Marrëdhëniet më të mira me Serbinë nuk do të zhvendosin vëmendjen nga përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës, por do t’i plotësojnë ato” ka thënë Ambasadori i ShBA-ve në intervistën për Telegrafin.

- Advertisement -

Ai shpreson që Qeveria e re të adresojë këto tema serioze.“Jam optimist se qeveria e re do të dëgjojë vullnetin e popullit dhe do të adresojë këto çështje serioze” ka thënë ambasadori amerikan Kosnett.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit