1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Kosova dhe Serbia s’do të jenë palë të barabarta në tryezën e dialogut”

Rekomandime

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin e LDK-së, në ditët e para të punës ka marrë vendim për heqjes e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë. Ky vendim, sipas Hotit, është marrë me qëllim të heqjes së pengesave për dialog.

Albin Kurti e sheh si veprim të pashembullt, ndërsa, ata që e përcjellin procesin e dialogut thonë se pavarësisht vendimit të shfuqizim të masës së reciprocitetit, Kosova duhet të insistojë të jetë palë e barabartë në tavolinën e dialogut.

- Advertisement -

Vendimin e datës 20 mars 2020, që Albin Kurti e kishte marrë sa ishte në krye të ekzekutivit, për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, e shfuqizoi menjëherë në ditën e tretë të punës së tij, i zgjedhuri Avdullah Hoti.

Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke hequr pengesat e dialogut. Ne presim të njëjtën gjë nga pala serbe që t’i heqë pengesat, e të vazhdojmë tutje”, deklaroi Hoti.

Veprim të pashembullt po e konsideron Albin Kurti, tash në opozitë, duke thënë se me qëndrimet e saj, Serbia vazhdimisht dëshmon se është shtet armiqësor ndaj Kosovës.

- Advertisement -

Është i pashembullt, jo vetëm në historinë tonë, që dikush t’ia heq vetes të drejtën sovrane për raporte reciproke me fqinjë, e në këtë rast para se gjithash e mbi të gjitha me Serbinë e cila me qëndrimet e veta e dëshmon që është shtet armiqësor ndaj neve”, ka thënë Kurti në një përgjigje për KosovaPress.

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për KosovaPress, se në parim reciprociteti ka qenë e drejtë e shtetit të Kosovës, por u bë problematik kur ra ndesh me procesin e dialogut.

- Advertisement -

Sipas saj, pavarësisht heqjes së masës së reciprocitetit, Kosova duhet të insistojë që të jetë palë e barabartë në bisedimet me Serbinë.

Pavarësisht shfuqizimit të masave të reciprocitetit, Kosova sërish duhet të insistojë që në procesin e dialogut Kosovë-Serbi të jetë palë e barabartë, të trajtohet si shtet karshi Serbisë dhe gjithashtu shteti i Kosovës të shkojë në këtë vazhdim të procesit të dialogut me një strategji të qartë ku konsideroj se kjo strategji duhet t’i ketë së paku dy elemente kryesore, duhet të jetë lista e të gjitha kompromiseve që Kosova ka bërë deri tani karshi Serbisë për të treguar që Kosova ka bërë mjaftueshëm kompromise ndaj Serbisë, si dhe elementi i dytë duhet të jetë gjendja e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë-Serbi me theks të veçantë në marrëveshjet që nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë për të treguar që në dialog është një shtet që potencialisht mund të mos zbatojë as marrëveshjen përfundimtare”, thotë ajo.

E njohësit i çështjeve politike, Rasim Alija, nuk beson që Kosova do të trajtohet si palë e barabartë në tavolinën e dialogut.

E kemi parë që është perceptimi qytetar karshi heqjes së kësaj mase shihet si dorëzim para Serbisë, mirëpo presioni qartazi i amerikanëve dhe i ndërkombëtarëve është që të hiqet kjo masë, qeveria Hoti ka ardhur në pushtet e bazuar mbi këtë gjë që te hiqet masa e reciprocitetit dhe mbi të gjitha t’i hapet rrugë dialogut.

Nuk e besoj që me heqjen e kësaj mase, Kosova dhe Serbia do të trajtohen ose ulen si palë të barabarta në tavolinën e dialogut. Mirëpo, mbetët të shihet se me çfarë çmimi e kemi paguar heqjen e kësaj mase, e mbi të gjitha, cili do të jetë ose si do të duket qasja e dialogut dhe marrëdhëniet me Serbinë, cili do të jetë produkti final mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Alija.

Çështja e taksës 100% dhe reciprociteti ndaj Serbisë, kanë qenë çështje të cilat kanë ndikuar në prishjen e koalicionit qeverisës Vetëvendosje-LDK, ku kjo e fundit kërkonte që të veprohet sipas kërkesave të ndërkombëtareve për heqje të këtyre masave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit