2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kosova do të ketë mbrojtje të hekurt të SHBA-së, ambasada rithekson edhe njëherë mesazhin e Donfried

Rekomandime

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka ritransmetuar edhe njëherë mesazhin kyç që ndihmësja e Sekretarit Blinken, Karen Donfried ua tha liderëve kosovarë të hënën e që ka të bëjë me sigurinë që Kosova do të vazhdojë ta ketë nga ShBA-të dhe aleatët.

- Advertisement -

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroazisë, Karen Donfried në konferencën me shefen e shtetit Vjosa Osmani u kujdes që ta përcjellë porosinë se kosovarët mund të ndihen të sigurtë.

“Dua të ju siguroj juve se angazhimi i ShBA-së dhe aleatëve tanë mbetet i hekurt. Misioni i KFOR-it, që është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s është manifestimi më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë Donfried.

- Advertisement -

Zyrtarë të lartë të shtetit, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, që prej fillimit të luftës në Ukrainë, kanë akuzuar Rusinë pa ndërprerë për destablizimin e mundshëm të Ballkanit

Ata vazhdimisht kanë theksuar se “lidhjet e gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë paraqesin rrezik për destabilizimin e rajonit”, duke argumentuar se “për paqen dhe stabilitetin afatgjatë është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit