2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Kosova duhet të jap diçka në këmbim të njohjes nga Serbia”, Tali “Godet” Nexhmedin Spahiun

Rekomandime

Publicisti Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar dje se Kosova duhet t japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia.

Sipas tij, këtë e ka bërë të ditur president francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden me letrat e dërguara.

- Advertisement -

“Thelbi i vërtet i dialogut qëndron të pyetja që presidenti francez Macron i bën kryeministrin Kurti, se çfarë do të lëshojë për të marrë njohjen. Por, edhe presidenti Biden në letrat e tij i kërkon presidentit të Serbisë të njohë Kosovën dhe presidentes të Kosovës i thotë të përgatitet për kompromise të vështira”, është shprehur Spahiu në “Balkan Talks”.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Teksa e ka quajtur “kosovarac”, Tali ka thënë se deklarata e Spahiut, po i duket e njëjtë me të presidentit serb Aleksanda Vuçiq, i cili insiston që “Serbia duhet të fitojë diçka në relacion me Kosovën”.

- Advertisement -

Reagimi i Talit në Facebook:

Nifar vakti nji filozof (kosovarac) shumë i mençUm thoshte se “rinia e Kosovës e sheh perëndimin nëpërmes Beligradit”, e tashti njo i sojit t’njëjtë paska thënë që “duhet m’i dhënë diçka Serbisë për me na njoftë”.

- Advertisement -

A nji tjeter, t’cilit Shqipnia Londineze koxha ja ngon pallavrat, si pikllueshëm – diqyshna si t’u kajtë – pati thonë “duhet me kuptu Serbinë se ka hup territor” (demek Kosmetin e ka hup).

Gjersa Vuçe qe sa e sa po thotë qe “nuk shkon veç Serbia me hup, në relacion me Kosovën. Edhe Serbia duhet diçka me fitu”.

Thirrmëni qysh doni ama qeto deklarata po m’doken si njëjtë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit