13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mushkolaj për punësimet familjare të VV-së: Maskarenjtë nuk janë ndryshe

Rekomandime

Opinionisti i njohur kosovar, Imer Mushkolaj, ka reaguar lidhur me punësimet e familjarëve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër institucione shtetërore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mushkolaj ka kritikuar ashpër anëtarët e VV-së duke thënë se maskarenjtë ndryshe nuk janë.

- Advertisement -

“Çudi qysh po qëllojnë më të mirët, më të mençurit, më profesionistët krejt familjarët e këtyre t’Vetëvendosjes që po punësohen nëpër institucione. Çudi qysh këta zyrtarët e Vetëvendosjes as që po kanë ide për këto punësime. Maskarenjtë nuk janë ndryshe.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot gjatë ditës u raportua se ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, motrën Suljota Aliu dhe vajzën e axhës, Nita Kelmendi–Hysa.

Me 15 korrik të këtij viti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

- Advertisement -

Në këtë Këshill, janë deleguar Besnik Stavileci, Bekim Fusha dhe Suljota Aliu.

Emri i fundit i deleguar në këtë Këshill nga Ministra e Shëndetësisë, është emri i motrës së ministrit Aliu.

- Advertisement -

Pra motra e Liburn Aliut, Sulojta, është deleguar në cilësinë e anëtares së Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në cilësinë e anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka deleguar Nita Kelmendi-Hysa dhe Pranvera Osmani – Zhushi.

Nita Kelmendi-Hysa, është vajza e axhës së ministrit të Infrastrukturës dhe zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

Ndërsa vetë Aliu ka deklaruar se nuk është në dijeni për këto punësime.

“Nuk e di, unë nuk e di, idenë nuk e kam a është punësuar motra ime”, ka thënë Liburn Aliu kur është pyetur për punësimin e motrës së tij nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky është postimi i plotë i Mushkolajt:

Çudi qysh po qëllojnë më të mirët, më të mençurit, më profesionistët krejt familjarët e këtyre t’Vetëvendosjes që po punësohen nëpër institucione. Çudi qysh këta zyrtarët e Vetëvendosjes as që po kanë ide për këto punësime. Maskarenjtë nuk janë ndryshe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit