10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kosova e para në botë për numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19 për kokë banori

Rekomandime

E para në botë është radhitur Kosova për numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me COVID-19, bazuar në numrin e popullsisë. Vendi ka lënë pas SHBA’në, Indinë e Brazilin. Në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po lëvdon ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për menaxhimin e mirë të pandemisë, shëndeti i qytetarëve po rrezikohet nga virusi COVID-19, e vendi po radhitet i pari në statistikat për infektime.

Kosova radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me COVID-19 në 100 mijë banorë.

- Advertisement -

Në faqen botërore të statistikave, Kosova është radhitur e para në listë me numrin më të madh të rasteve të reja, e pas vendit është Amerika, India, Brazili e Rusia.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 2 mijë e 295 raste të reja me COVID-19 dhe 18 viktima.

Numër i lartë i rasteve të infektuara me virus u raportua edhe ditëve të kaluara në vend, kur u regjistruan po ashtu mbi 2 mijë të infektuar.

- Advertisement -

Kosova deri tani ka regjistruar 137 mijë e 113 raste të infektuara me COVID-19, ndonëse ky numër vlerësohet të jetë shumë më i madh.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me virus ka shkuar në 24 mijë e 939.

- Advertisement -

Edhe numri i viktimave me COVID-19 po shkon duke u rritur në Kosovë.

Deri tani 2 mijë e 388 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e virusit.

Analistë e deputetë të opozitës kanë kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që nuk po menaxhon si duhet gjendjen me pandeminë, derisa e kanë fajësuar atë për rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19.

Ndërsa, në kohën kur varianti Delta i COVID-19 po përhapet me shpejtësi, Kosova ka të vaksinuar

508 mijë e 540 persona me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 256 mijë e 235 me dozën e dytë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit