7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kosova e para në Evropë për raste të reja me COVID-19 në dy javët e fundit

Rekomandime

Në dy javët e fundit në Kosovë ka pasur një rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19. Një gjë e tillë reflektohet edhe në tabelën e ESI (The European Stability Initiative) të cilën e kanë krijuar me të dhënat e marra nga European Center for Dissease Prevention and Control.

- Advertisement -

Bazuar në të dhënat e dy javëve të fundit, Kosova është e para në Evropë sa i përket mesatares së rasteve të reja të infektimit me COVID-19 për 100 mijë banor.

Sipas kësaj përllogaritje Kosova për 100 mijë banorë ka 124 raste të reja me COVID-19.

Në vendin e dytë renditet Mali i Zi me 123 raste të reja, i ndjekur nga Luksemburgu me 100 raste.

- Advertisement -

Maqedonia e Veriut renditet në pozitën e katërt me 94 raste, e ndjekur nga Suedia me 76.

Ndërkohë marrë përgjithësi Ballkanin Perëndimor si rajon, për 100 mijë banorë, raste të reja janë 73.

- Advertisement -


Si pasojë e rritjes së madhe të infektimeve me COVID-19, Kosova ka vendosur që të bëjë obligative bartjen e maskës, derisa është në shqyrtim e sipër edhe mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu janë vendosur edhe kufizime të lëvizjes nga 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe orar i veçantë i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit