11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Kosova është gati”, MPJ kërkon veprime nga SHBA dhe BE kundër Rusisë pas arrstimit të gazetarit bjellorus

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka kërkuar nga NATO, SHBA’ja dhe BE’ja që të ndërmarrë veprime pas arrstimit të gazetarit Bjellorus, Roman Protasevich, nga pushteti i vendit repsektiv.

MPJ, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Tëitter’, ka parashtruar këtë kërkesë, duke argumantuar se Putini po bëhet çdoherë e më shumë agresiv në vendet perëndimore.

- Advertisement -

“Putini po bëhet më agesiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim.

Tutje, në postimin e MPJ’së është përmendur edhe ar’matimi që ka siguruar Serbia së fundmi nga Rusia.

- Advertisement -

“[Pa Putinin], nuk do kishte kërcnime nga Vuçiqi, e as 30 tan’ka të reja për Serbinë. NATO, SHBA’ja dhe BE’ja duhet të ndërmarrin veprime që të mbrojnë miqtë e tyre. Kosova është gati”, përfundon postimi.

Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës vjen pas arrstimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich, nga pushteti bjellorus gjatë ditës së djeshme.

- Advertisement -

Një aeroplan që po vinte nga Athina, e cila po barte në mesin e pasagjerëve edhe gazetarin Protasevich, u detyrua nga autoritetet bjelloruse që të ateronte në territorin e tyre, në mënyrë që më pas të arrstohej disidenti Prostasevich.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit