1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Kosova është një vend i dështuar”, eurodeputeti austriak kritikon kolegun e tij për deklaratat skandaloze

Rekomandime

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl s’është pajtuar aspak me kolegun e tij, Harald Vilimsky, i cili para disa ditësh ka thënë se “Kosova është një vend i dështuar dhe mafioz që s’ka vend në BE”.

Mandl tha se mendimet si të Vilimsky janë të pakta, si në politikën austriake ashtu edhe në të BE-së.

- Advertisement -

“Duke pasë parasysh pozicionet e përgjithshme të zyrtarëve të ndryshëm të zgjedhur dhe partive politike në Austri, si dhe në nivelin europian, ky është qartë një pozicion i pakicës”, u shpreh Mandl.

Austriaku, që në Parlamentin Evropian është zë i fuqishëm për Kosovën, ka thënë se deklaratat e këtij lloji nuk mund të dëmtojnë lidhjen miqësore Kosovë-Austri.

“Jo. Kjo deklaratë nuk pasqyron pozicionin zyrtar të Austrisë dhe as atë të BE-së”.

- Advertisement -

Dialogu i stagnuar Kosovë-Serbi duhet të mbyllet me marrëveshje të suksesshme dhe kjo të bëhet në vitin e ri që po vjen, sipas Mandl. Ai thotë se beson që i Dërguari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka një mision të qartë për të udhëhequr të dy vendet drejt një suksesi.

“Gjithashtu, zyrtarët e të dyja vendeve do të duhet të tregojnë vullnetin e tyre të mirë për një rezultat, i cili do të jetë i orientuar drejt së ardhmes së vërtetë europiane dhe më në fund një skenar i favorshëm për qytetarët e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë Europës.

- Advertisement -

Të them të drejtën këtu nuk ka asnjë arsye për të mos e arritur këtë në vitin 2021. Nga pala kosovare dhe nga një perspektivë afatshkurtër, secili zyrtar duhet të kontribuojë në stabilitetin politik të brendshëm në mënyrë që të jetë i aftë për të vepruar edhe në politikën e jashtme”.

Mandl për klankosova.tv ka deklaruar se po e vazhdon përpjekjen e tij të nisur që një kohë të gjatë që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së, sikurse qytetarët e tjerë të rajonit.

“Liberalizimi duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë bëj çmos që të nxis Këshillin në përgjithësi dhe shtetet anëtare të BE-së që po e bllokojnë procesin. Sapo kam paraqitur edhe një herë një amendament – në këtë rast të Raportit zyrtar të Kosovës të Parlamentit Europian – për të nënvizuar vendimin e qartë të Parlamentit Europian në promovimin e Liberalizimit të Vizave dhe nuk kam asnjë dyshim se Parlamenti Europian përsëri do të votojë në favor të kësaj”.

Deklarata e eurodeputetit Vilimsky dhënë për mediat austriake se Kosova është një bastion i kriminelëve dhe terroristëve dhe se për këtë arsye s’duhet të vihet në diskutim anëtarësimi i saj në BE, shkaktoi pakënaqësi edhe në publikun kosovar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit