16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Urdhërohet Prokuroria e Speciales që ta përmirësojë aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së

Rekomandime

Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin e tij lidhur me mocionet paraprake të dorëzuara nga të katër të akuzuarit kundër juridiksionit të Dhomave të Specializuara.

- Advertisement -

Gjykatësi Giju miratoi pjesërisht mocionin e Veselit dhe urdhëroi ZPS-në që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar duke përjashtuar formën e zgjeruar të përgjegjësisë së ndërmarrjes kriminaIe të përbashkët (e njohur si “NKP III”) për kr*me me synim konkret.

Mocionet e Mbrojtjes u hodhën poshtë në të gjitha pikat e tjera.

Gjithashtu, gjykatësi Giju lëshoi vendimin në lidhje me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës.

- Advertisement -

Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit dhe urdhëroi ZPS-në që deri më 3 shtator, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin.

Pjesët e tjera të mocioneve të tyre u hodhën poshtë dhe mocioni i Veselit u hodh poshtë tërësisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit