1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Kosova kufizohet me Greqinë”, aktorja nga Shqipëria dështon me përgjigjen në Big Brother VIP Albania

Rekomandime

Të enjten banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.

- Advertisement -

Mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të mëdha edhe pyetjet e Gjeografisë.

U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.

Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të
Madje disa prej tyre bënë edhe gabime elementare si maestro Armaldo Kollgjeri, i cili në pyetjen se “me kë kufizohet Kosova?”, u përgjigj duke thënë “Jugosllavia”.

- Advertisement -

Në fakt, Jugosllavia ka qenë bashkësi shtetesh e shpërbërë para më shumë se 30 vitesh, pjesë e së cilës ka qenë edhe vet Kosova.

Asnjë nga banoret e Shqipërisë nuk e dinë cili është lumi më i gjatë në Kosovë, Kiara ia fut kot: Vjosa
Por një huqje akoma më të madhe ka bërë në përgjigjen e kësaj pyetjeje banorja tjetër e shtëpisë, Deamishel.

- Advertisement -

Ajo tha “Greqia” në një moment duke u munduar të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.

Njohuritë e tyre të pakta në Gjeografi kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohen, por edhe të qeshurin me paditurinë e banorëve në komentet e bëra në rrjetet sociale.

Ndryshe, ndermjet Kosoves dhe Greqise eshte Shqiperia. Mbase, e ka llogaritur Kosoven Shqiperi ose Bashkimin Kombetar kur e tha kete pergjige Dea Mishel, aktorja dhe moderatorja e njohur nga Shqiperia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit