Skitarja nga Kosova, Kiana Kryeziu, ka arritur që të fitojë medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet në Kollashin të Malit të Zi.
Përfaqësuesja e Kosovës ishte e udhëheqhur nga selektori Agim Pupovci, i cili po arrinë rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, garave të FIS, e cila është prova më e mirë për punën kualitative dhe angazhimin e të gjithë stafit të federatës, duke u nisur nga garuesit, trajnerët dhe Bordi i FSK-së!
Në garën e sotme ku po marrin pjesë 18 vende të ndryshme, Kiana u radhit e 2-ta në disiplinën e Sllallomit (SL) dhe të cilës i duhen edhe 3 rezultate për të e kompletuar normën Olimpike.
Me këto suksese, rruga drejt Pekin 2022 po bëhet gjithnjë e më e sigurtë për përfaqësuesen e Kosovës!