9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Kur, kur, kur?”, Vuçiq: Kurti më pyeti 10 herë për njohjen e Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë disa detaje të takimit të djeshëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiq në një konferencë për media, ka thënë që Kurti e ka pyetur disa herë atë për njohjen e Kosovës.

- Advertisement -

“10 herë e ka përmendur fjalën pranimi i Kosovës duke pyetur kur, kur, kur do të ndodhë dhe ka marrë vetëm një herë një përgjigje të fortë “asnjëherë”, raporton N1.

Ai ka thënë që kërkesat e Serbisë për disa lokacione të dyshuara ku mund të ketë trupa të serbëve, nuk kanë marrë përgjigje ende nga Prishtina.

Kemi dërguar kërkesë për Koshare, për zhvarrosje dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kërkuam që të kemi qasje edhe në Suharekë, Istog, Klinë, Mejë, Gjakovë për asnjë lokacion nuk kemi marrë përgjigje nga ana e Prishtinës. Bislimi na ka thënë se nuk do të lejojmë që të kryhen zhvarrime pasi do të mendohet se shqiptarët kanë kryer krlme ndaj serbëve”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit