4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Rekomandime

Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca ndezën sirenat dhe dritat e mjeteve të tyre, ndërsa Garda e Nderit e Policisë së Kosovës uli në gjysmë shtizë flamurin amerikan. Krejt kjo në kuadër të aktiviteteve të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në shenjë nderimi për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se në vitin 2001, Kosova i kishte ende varret e hapura nga lufta në Kosovë, kur më 11 shtator përjetuan edhe ngjarjen e rëndë në Amerikë, e cila u përcoll me lot në Kosovë.

Duke përkujtuar se në kohët më të vështira të Kosova ka pasur një aleate të fuqishme si Amerika, Rexhepi tha se kjo e fundit do të jetë përjetësisht aleate e SHBA-së.

“Populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar, ka ditë të veprojë konkretisht, për t’i treguar popullit amerikan që ne jemi ai popull që e kemi merituar të intervenohet për ne atëherë kur kemi pasur miq. Ne jemi të vetëdijshëm që atëherë kur intervenoi Amerika me aleatë, ne ishim para zhbërjes. Faleminderit Amerikë! Ta dinë populli amerikan dhe institucionet amerikane, qytetarët amerikanë, se në veçanti populli shqiptar është falënderues dhe do të na keni aleat jo vetëm sot, por përjetë e mot”, tha Rexhepi.

- Advertisement -

Menaxherja kryesore e ICITAP-it për Kosovë, Cimberly Wright, përmes një fjalimi përkujtoi edhe një herë ngjarjen e 11 shtatorit. Ajo kujtoi edhe kolegët e saj të cilët kishin humbur jetën po këtë ditë në krye të detyrës.I pranishëm në shënimin e 18-vjetorit të sulmit ndaj Kullave binjake në SHBA, ishte edhe kryetari i Shoqatës “Lushnja” të Shqipërisë, Durim Meta. Ai tha se kombi shqiptar është një – si ata që jetojnë në Kosovë ashtu edhe ata në Shqipëri- ku për këtë ai pati një ftesë që vitin e ardhshëm kjo ditë të shënohet në Lushnjë.

Në kuadër të aktiviteteve të sotme në bulevardin “Bill Clinton” janë vendosur edhe fotografi. E në përmbyllje të aktiviteteve, u ndezën qirinj para emrave dhe fotografive të viktimave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit