1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kosova pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të lëvrimit

Rekomandime

Republika e Kosovës do të marrë pjesë në edicionin e 66-të të Kampionatit Botëror të lëvrimit në mesin e 27 shteteve pjesëmarrëse, i cili këtë vit do të mbahet në Baudette, Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me datën 30 dhe 31 gusht, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

- Advertisement -

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Lëvrimit, i bërë para nëntë viteve, u ka krijuar mundësinë lëvruesve kosovarë që të konkurrojnë me shtetet më të mëdha të botës, të cilat kanë përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila mbështet përfaqësimin e lavërtarëve në këtë kampionat, tregon se pjesëmarrja e përfaqësueses kosovare në këtë kampionat, përveç epitetit garues, ka për qëllime dhe promovimin e fuqishëm të shtetit të Kosovës, shkëmbimin e praktikave më të mira të lëvrimit, përmirësimin dhe shfrytëzimin racional të tokës, duke u bazuar në rregulloren e Organizatës Botërore të Lëvrimit, dhe aplikimin e rregullave të Organizatës Botërore të Lëvrimit (WPO).

Bekim Hoxha, udhëheqës i delegacionit kosovar dhe njëherësh edhe anëtar i Bordit të Organizatës Botërore të Lëvruesve (World Ploughingh Organization – WPO), tha se garuesit kosovarë gjatë viteve të kaluara kanë arritur të tregojnë rezultate pozitive në këtë disiplinë dhe kjo ka bërë që Kosova të tërheq vëmendjen e shumë medieve botërore që po mbulojnë këtë ngjarje. “Kampionati Botëror i lëvrimit ka një traditë 66 vjeçare, ku shumica e shteteve tregojnë shkathtësitë e tyre në fushën e lëvrimit. Në mesin e këtyre shteteve, tashmë edhe Kosova ka shtatë vite që merr pjesë në këtë kampionat, me ç’rast lavërtarët kosovarë kanë arritur të tregohen mjaft të suksesshëm”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -

Në Kampionatin Botëror të lëvrimit, për shkak të buxhetit të limituar, Kosova këtë herë përfaqësohet me një garues të vetëm i cili është Lulzim Shehu dhe atë në disiplinën me plug konvencional, i mbështetur nga trajneri Afrim Sharku, si dhe Kryetari Organizatës së Lëvruesve të Kosovës, Alban Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit