1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosova regjistroi më së shumti vdekje në botë nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Rekomandime

16 persona kanë vdekur vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes komunikatës së përditshme, ku u bë e ditur se janë konfirmuar si pozitive edhe 258 raste të reja.

Sipas statistikave, Kosova ka regjistruar më së shumti vdekje në botë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Word Meters e radhit të parën Kosovën, sipas mesatares së nxjerrë për kokë banori.

- Advertisement -

Në 1 milionë banorë, Kosova radhitet e para me 9 vdekje, derisa pas Kosovës, Brazili me 7 vdekje.

Deri më tani nga koronavirusi në Kosovë kanë vdekur 212 persona, derisa, sot është shënuar shifra më e lartë e të vdekurve për 24 orë që nga fillimi i pandemisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit