10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Adhuruesit e birrës do të jenë të lumtur, kur ta kuptojnë sa ju mbron

Rekomandime

Tash në grupin e flavanoideve që ndikojnë mirë në punën e zemrës, ndihmojnë në shërimin e kancerit dhe inflamacioneve të ndryshme, e sidomos janë të njohur antioksiduesit.

- Advertisement -

Të gjithë adhuruesit e birrës do t’i gëzojë lajmi se si një përbërës në këtë pije mbron qelizat e trurit nga dëmtimet që ndërlidhen me demencën dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Përbërësi, i cili është hulumtuar quhet “ksantohumol” dhe gjendet në elb, e kështu edhe në birrë.

Gjatë proceseve normale metabolike në trurin tonë krijohen molekula të caktuara, të cilat përmes oksidimit mund të ndikojnë në dëmtimin e neuroneve.

- Advertisement -

Më pas kjo mundet të ndikojë me gjendje të degjeneruara të neuroneve, që më pas shfaqet sëmundja e Alzheimer-it ose e Parkinsonit.

Studimet e mëhershme kanë vërtetuar se kjo substancë, “ksantohumol”, rregullon rreth 400 gjene, të cilat ndikojnë në inflamacionet në trupin e njeriut, e po ashtu ka ndikuar edhe në bllokimin e qelizave që mund të ndalojnë zhvillimin e kancerit të prostatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit