21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kosovarët assesi të vetdijësohen: E infektuara në Vushtrri del në qytet, kapet nga Policia

Rekomandime

Mbrëmjen e kaluar raportohet se Policia gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuaren femër në Vushtrri, e cila ishte e infektuar me koronavirus.

- Advertisement -

Përmes raportit 24 orësh bëht e ditur se ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK.

Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare e infektuar me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja.”, thuhet në raport.

Kujtojmë se ditëve të fundit është shtuar shumë numri i rasteve me koronavirus në vend ku deri sot janë identifikuar 1678 të infektuar dhe si pasojë kanë humbur jetën 79 persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit