1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosovarët gjatë pandemisë thyen rekordin e lindjeve

Rekomandime

Qëndrimi brenda katër mureve në shtëpi gjatë pandemisë, ka ndikuar në shtimin e natalitetit në Kosovë, ku sipas të dhënave zyrtare për muajt e parë të këtij viti, numri i lindjeve të foshnjave është dyfishuar.

- Advertisement -

Në muajin janar të këtij viti, që i bie nëntë muaj pas mbylljes së Kosovës me vendim të Qeverisë Kurti I, sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 2,666 lindje.

Ky numër ka shkuar duke u rritur. Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje, ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.

Si rezultat i pandemisë, në muajin mars ka pas lindje rekorde që janë regjistruar brenda 1 muaji, në dhjetë vitet e fundit në Kosovë, shkruan gazeta Infokus.

- Advertisement -

Në muajin Mars janë regjistruar 3205 lindje ku krahasuar me muajin shkurt 2021 ka rritje të numrit të lindjeve për 19.9 %. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin mars, 1699 lindje janë meshkuj dhe 1506 lindje janë femra.

Viteve të mëhershme janë regjistruar rreth 1700 lindje të reja gjatë muajit Mars.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit