8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosovarët nuk “nijnë” për koronavirus, bëjnë dasmë me krushqi në Podujevë

Rekomandime

Ndonëse në Republikën e Kosovës janë 510 persona të infektuar me koronavirus dhe 12 persona kanë vdekur, ende kosovarët nuk po e marrin seriozisht këtë virus vdekje prurës.

- Advertisement -

Në komunën e Podujevës sot është martuar një qift sikur në ditët e përditshme, pra me krushqi e një atmosferë festive në oborr të shtëpisë.

Edhe pse grumbullimet e njerzëve janë ndaluar tash e një muaj ky cift nuk duket se i ka prishur planet e tyre për martesë.

Dasma në lagjen e Dëshmorëve në Podujevë është percjellë sipas traditave këtë të diele, me flamur në maje të shtëpisë e me musafirë të shumtë, shkruan IndeksOline.

- Advertisement -

Në fotografitë më poshtë mund të shihni atmosferën festive dhe musafirët duke kërcyer të gjithë së bashku para shtëpisë, në kohë pandemie.

Gjatë 24 orëve në Kosovë arrestohen mbi 30 persona për shkak që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, raporton IndeksOnline.

- Advertisement -

Që nga 13 marsi kur kanë filluar të merren masat kundër përhapjes së koronavirusit kanë ndodhur edhe kurorëzime të cifteve por dasmat i kanë anuluar.

Por kështu sot nuk ka ndodhur në Podujevë./IndeksOnline/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit