4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kosovarët po ankohen e po ikin, por indiani që erdhi të punojë në Mitrovicë shprehet i kënaqur: Është shumë mirë në Kosovë

Rekomandime

Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë detyroi kompaninë “Viprint” nga Mitrovica të marrë punëtorë nga jashtë.

- Advertisement -

Kjo kompani i ka siguruar disa punëtorë nga Bullgaria, Turqia dhe India.

Njëri nga punëtorët që erdhi nga India i cili ka disa muaj që i është bashkuar kompanisë “Viprint” është shprehur i kënaqur me kushtet e punës.

“Është shumë mirë në Kosovë. Ndihem mirë në vendin e punës”, ka thënë ai për REL.

- Advertisement -

“Punoj në sektorin e printimit. Na është ofruar akomodim dhe pagë e mirë”, thotë 32-vjeçari, pa specifikuar më shumë.

Sipas udhëheqësve të kompanisë që ka afro 60 punëtorë, paga sillet nga 400 deri në 1.500 euro, varësisht nga kualifikimi i një punëtori dhe puna që bën./jepize.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit