Nuk është në ndonjë vend të Evropës, ky shesh do të ndërtohet në një qytet të Kosovës

0
89

Malisheva do të marr krejtësisht pamje tjetër, kjo pasi vetëm se kanë filluar ndryshimet që ta ndërrojnë pamjen e qytetit.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka nënshkruar kontratën për projektin fitues për ndërtimin e sheshtit qytetit që do të quhet “Sheshi i Dëshmorëve”.

“Punët e mira për Malishevën Urbane nuk kanë të ndalur! Sot kam nënshkruar edhe kontratën për projektin fitues, më të madhin e më të rëndësishmin në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës. Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm të “Sheshit të Dëshmorëve”. Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave. URIME!”, ka shkruar ai.