13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kosovarët shkuan të Iuftojnë kundër Rusisë, por e prapritura iu ndodh në Poloni

Rekomandime

Dy suharekasit e interesuar që të marrin pjesë në Iuftën në Ukrainë janë kthyer mbrapsht nga autoritetet polake.

- Advertisement -

Siç raporton Kanal 10, të dy qytetarët me pasaportë të Republikës së Kosovës dhe vizë Shengen, kanë alarmuar autoritetet polake, duke i mbajtur në pyetje për katër orë rresht.

Qytetarët kosovarë, gjatë bisedes së djeshme me mediumin, kanë thënë se megjithëse kanë pak përvojë ushtarake, pamjet që i kanë parë dhe armiku i përbashkët, janë disa nga arsyet që i kanë nxitur të udhëtojnë për në Ukrainë.

Veprimi i dy kosovarëve është në kundërshtim me Ligjin në fuqi të Kosovës për pjesëmarrje në Iuftërat e huaja, i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2015 dhe parasheh dënime deri në 15 vite burgim për shkelësit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit