Shkrimtari kosovar dhe ligjërues i lëndës ‘Arti i Mendimit Pozitiv’ në një kolegj privat të Kosovës, po pretendon se e ka gjetur ilaçin kundër virusit vdekjeprurës kinez COVID-19, apo ndryshe të njohur si koronavirusi.
Dhe sipas tij, ilaçi është gjetur në Rahovec. Demaku po thotë se ka ilaçin për koronavirusin, ai ilaç sipas tij gjendet në Rahovec dhe ajo është hudhra.
E duke u nisur nga kjo, shumë njerëz kanë reaguar në rrjetet sociale, disa prej të cilëve vërtet besojnë në shpikjen e Demakut, shkruan Reporteri.net.
Në llogarinë e tij në Facebook ku ka postuar videon, ka nisur debati për dobitë e hudhrave dhe faktin se Demaku mund ta ketë mirë.
Më poshtë në profilin e tij poshtë videos mund të lexoni disa nga komentet.
Presim të shohim se a do të rritet konsumimi i hudhrës në Kosovë pas kësaj shpikje të Demakut.