Në rrjetin social TikTok është publikuar një video, e cila është shpërndarë më pas në të gjitha mediat serbe.
Në videon e publikuar, një burrë pretendon se e hoqi flamurin serb nga një objekt në Vranjë dhe më pas e dogji me benzinë në një pikë karburanti.
Këndi tjetër i videos nga bagazhi i makinës tregon flamurin shqiptar.
“A jeni edhe ju aq krenar që jeni shqiptar sa unë” – shkruhet në përshkrimin e kësaj video.
Megjithatë ka dyshime nëse vëretetë kjo video është realizuar në Vranjë, apo diku krejt tjetër.