4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kosovari “gjen” prejardhjen e koronavirusit, thotë se në Kosovë do t’i prekë ata që kanë inate dhe xhelozi

Rekomandime

Fatmir Muqolli, personi nga Kosova që pretendon se e dinë prejardhjen e Koronavirusit, bën thirrje për protestë paqësore.

- Advertisement -

Virusi COVID 19, i njohur si KoronaVirusi është kthyer në rrezik global.

Ende nuk ka një informacion të saktë për origjinën e këtij virusi vdekjeprurës.

Por, një person nga Kosova, me vendbanim në Gjermani, pretendon se ai e di prejardhjen e virusit.
Sipas Fatmir Muqollit, që më profesion thotë se është shërues me metoda japoneze, virusin e ka krijuar një person për qëllime të veta.

- Advertisement -

Sipas Muqollit, ky virus së shpejti do të prekë edhe Kosovën.

Madje ai ka edhe një ide, se cilët persona do të preken nga virusi.

- Advertisement -

E se një virus i tillë do të përhapet në botë, Muqolli thotë se e ka ditur qysh moti.

Madje ai edhe kishte shkruar libra për këtë.

Por, mënyra se si ai pretendon se e ka marrë informacionin, është e pa zakontë.

E një komunikim të tillë, Muqolli pretendon se e ka pasur edhe me një figurë të rëndësishme të kombit shqiptar, Adem Jasharin.

Sipas Muqollit, e vetmja mënyrë që Kosova të shpëtojë nga kjo situatë, është që qytetarët të mblidhen në një protestë paqësore për të cilën e ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurtin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit