1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosovari prezantohet rrejshëm si polic në Gjermani, tenton ta mashtrojë një të moshuar

Rekomandime

Plaka e kishte kuptuar mashtrimin, por e kishte lënë mashtruesin të besonte se po e pranonte kërkesën e tij.

Policia ka arrestuar dje në Oberkulm (Kantoni Aargau) një pjesëtar të dyshuar të një bande mashtruesish telefonik. Ata kishin tentuar të mashtronin një grua të moshuar duke përdorur një polic të rremë.

- Advertisement -

“Hajdutët janë afër dhe po kërkojnë pasurinë tuaj” i kishte thënë plakës zvicerane zëri nga telefoni, transmeton albinfo.ch. Sipas zërit, ajo, për të mbrojtur paratë e saj, duhej t’ia dorëzonte paratë menjëherë policisë. Kështu i kishte thënë një burrë që ishte prezantuar si pjesëtar i policisë së kantonit, raporton polizeinews.ch.

Plaka nga Oberkulmi është telefonuar të hënën në drekë, më 15 nëntor 2021. Ajo e kishte kuptuar mashtrimin, por e kishte lënë mashtruesin të besonte se po e pranonte kërkesën e tij, transmeton albinfo.ch. Shumë shpejt pas kësaj, një i ri tashmë po qëndronte te dera e shtëpisë së gruas së moshuar.

Por, ndërkohë, plaka në fjalë kishte njoftuar policinë rajonale, që do të thoshte se hetuesit civilë nga policia kantonale tashmë ishin gati. Ata më pas e arrestuan të dyshuarin.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për një kosovar 30-vjeçar nga Gjermania. Ai duket të jetë një anëtar i një bande mashtrimi, i cili ishte angazhuar të mblidhte sendet me vlerë, në rolin e korrierit.

Policia e kantonit ka nisur hetimet ndaj tij.

- Advertisement -

Mashtruesit telefonikë që prezantohen si policë janë bërë sërish shumë aktivë, veçanërisht gjatë fundjavës. Policia e kantonit ka regjistruar raporte të shumta për thirrje të tilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit