8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Polonia dërgon policë shtesë në kufirin e Bjellorusisë për shkak të fluksit të emigrantëve

Rekomandime

Polonia po përforcon sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë, duke deklaruar se një grup i madh emigrantësh ka tentuar të kalojë kufirin në Kuźnica.

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, tha se më shumë se 12 mijë ushtarë ishin në detyrë në kufirin e Bjellorusisë dhe se ata ishin të përgatitur për ta mbrojtur atë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski tha se një “mbrojtje e ashpër kufitare” ishte prioriteti kryesor i vendit.

“Kemi disa ditë që po monitorojmë situatën në Kuźnicë dhe jemi të përgatitur për çdo skenar”, ka thënë Kaminski në një postim në Twitter.

“Ne rritëm numrin e oficerëve të Gardës Kufitare, policëve dhe ushtarëve”, shtoi ai.

- Advertisement -

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar qeveritë e BE-së për kthimin e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, ku shumë mbeten të bllokuar.

Agjencia e OKB-së për refugjatët i ka kërkuar Bjellorusisë dhe Polonisë që të respektojnë detyrimet ligjore për të ofruar azil.

- Advertisement -

“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre aty ku janë, qoftë në Bjellorusi ose në Poloni ose në shtete të tjera të BE-së ku mund të ndodhen. Kjo duhet të përfshijë mundësinë për të kërkuar azil, akses në ndihmë juridike, informacion dhe strehim të përshtatshëm.” tha Pascale Moreau, Drejtori Rajonal i UNHCR-së për Evropën, në një deklaratë të lëshuar në fund të muajit të kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit