20.3 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

E moshuara që u rrah në Shtëpi të Pleqve, është nënë e dëshmorit të UÇK-së

Rekomandime

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se gruaja e cila u rrah nga punonjëset në një shtëpi të të moshuarave në Pejë, është nëna e një dëshmori.

Pacolli pati disa pyetje për vajzat që në një video u panë dhe u dëgjuan duke e dhunuar fizikisht dhe psiqikisht një grua të moshuar.

- Advertisement -

“Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang. Keni krijuar lajme negativë në të gjithë vendin. Keni abuzuar me një nënë të moshuar. Madje e një dëshmori”, tha ai.

“Unë dëshiroj shumë ta takoj këtë grua dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë ajo. Por ju që keni shkaktuar këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj”, shtoi Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit