1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosovari që u vetëvar në gjykatën e Francës kishte ikur nga Kosova pasi ia kishte humbur 15 anëtarë të familjes

Rekomandime

Vetërasja e 41-vjeçarit me origjinë nga Kosova në bodrumin e një gjykate në Bordo të Francës e ka shokuar jo vetëm avokaten e tij, Abraham Hervé Diompy.

Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

- Advertisement -

Avokatja e tij tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfIiktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vr.asjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfIiktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. “Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”

Avokatja e tij e re është ende në shok. Ajo u emërua sipas detyrës zyrtare vetëm disa orë para vdekjes së klientit të tij. Ajo e përshkroi klientin e tij si “të fortë”, “imponues”, “të tensionuar”, “të dëmtuar”, “që fliste shumë mirë frëngjisht”. I ndjeri, sipas avokates “nuk ishte një djalë i mirë apo një engjëll”, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

- Advertisement -

“Ai kishte një të kaluar të dendur gjyqësore”, thekson juristja. Rreth dhjetë dënime janë në dosjen e tij kriminaIe, kryesisht për vjedhje. Katër muajt e fundit ka qëndruar në burg për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij sapo kishte kryer në burgun e Gradignan”, tha Abraham Hervé Diompy.

“Ai kurrë nuk ishte në gjendje të integrohej shoqërisht”, vazhdoi avokatja e tij.

- Advertisement -

“Ai ishte i pastrehë, ishte i varur nga alkooli dhe droga. Ai po ashtu po trajtohej në burg. Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike”, tha avokatja e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit