10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosovarit i çahet goma te “Rruga e Kombit”: Vozitësit nga Kosova e injoruan, polici ia paguan edhe shpenzimet

Rekomandime

Incidente të përvitshme shoqërojnë sezonin e verës në Shqipëri. I tillë është edhe rasti i shqiptarit të Kosovës, Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit”, bashkë me familjen, kur iu ndodhi e papritura.

- Advertisement -

Makinës iu ça goma, duke i lënë në korsinë e emergjencës. Ata kanë qëndruar aty për orë të tëra, pasi asnjë nga ata që kalonte nuk i ka ndihmuar.

Por befas një makinë policie është shfaqur, dhe shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, i ka ofruar menjëherë ndihmë. Gjithashtu, Bushgjokaj i ka paguar të gjitha shpenzimet e gomisterit.

Ai ka treguar për Telegrafin, se shumë vetura me tabela të Kosovës as që morën mundin se paku ta pyesin se si mund t’i ndihmonin.

- Advertisement -

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit