18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kosovës së Dusseldorfit nuk i ndahen fitoret, mposhtin edhe Bayer-in

Rekomandime

Kosova e Dusseldorfit ka vazhduar me fitore në Bezirksliga në Gjermani. 

- Advertisement -

Djelmoshat kuqezi arritën edhe tre pikë shumë të rëndësishme duke e përforcuar vendin e dytë me 42 pikë të mbledhura.

TSV Bayer Dormagen është viktimë e radhës, duke pësuar humbje me 0:1 nga Kosova..
Futbollisti Ilazi ka realizuar në minutën e 10-të, gol që ka rezultuar për fitoren domethënëse në udhëtim.

“Edhe ndeshja e 21-të kampionale përfundon në të mirë të ekipit tonë ku marrim 3 pikë nga një ndeshje mjaft e rëndë. 

- Advertisement -

Faleminderit që ishit të pranishëm në këtë kohë me shi, shihemi javën tjetër”, thuhet në njoftimin e FC Kosova.

Presidenti i Kosovës, Bujar Neziri, me stafin e tij, ka ndërtuar një ekip kompakte.

- Advertisement -

VfL Jüchen-Garzweiler kryeson me 55 pikë, ndërsa TSV Bayer Dormagen renditet në vend të 12-të me 19 pikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit