1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Kot e ke, po vdes”, infermieri i QKUK-së rrëfen detaje drithëruese nga puna në Infektivë

Rekomandime

Bashkë me profesionistë të tjerë shëndetësorë, edhe infermierët po qëndrojnë në vijën e parë të frontit duke trajtuar të gjithë pacientët me COVID-19. E kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli ka treguar për përvojat e tij me pacientë me virusin korona.

- Advertisement -

Ai ka treguar se shpesh pacientët e kuptojnë që nuk kanë shërim nga virusi.

“Kemi raste të tjera kur pacienti e sheh që gjithçka që po mundohemi me bo e pranon edhe vet, që përveç dhimbjeve kur të thotë o kot e ke se qetash po vdes. Kam pasur raste kur ma kanë shpreh që nuk po mundem më” ka treguar Havolli.

Ai thotë që sfida më e madhe ka qenë fillimi i pandemisë kur stafi shëndetësor nuk dinte saktësisht se me çka pritet të ballafaqohet.

- Advertisement -

“Në fillim ka qenë sfidë shumë e madhe kur e kishim konfirmuar rastin e parë, ishte e rëndë dhe shqetësuese kishim informata nga shtetet e tjera që shihnim kufoma të shumta, ishte krejt e panjohur” tha ai.

Ndërkohë Havolli ka treguar edhe për sfidat që kanë infermierët në vendin e tyre të punës, e që sipas tij ndonëse veshja mbrojtëse është e mundimshme, po është efikase.

- Advertisement -

Por krahas kësaj infermierët në Kosovë janë pjesëtarët e stafit shëndetësor që me më shumë se 350 raste, prijnë në listën e profesionistëve shëndetësorë të prekur me COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit