17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Krasniqi-Selmanajt: Më vjen mirë që keni kopjuar Thaçin për të raportuar në Kuvend

Rekomandime

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, i ka replikuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, i cili tha se me kryeministrin Avdullah Hoti, po krijohet një standard i ri sa i përket raportimit për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton IndeksOnline.

- Advertisement -

Kjo sipas Krasniqit nuk qëndron, sepse praktika të tilla kishte përdorur edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, në kohën sa ishte kryeministër i vendit.

Madje Krasniqi ka thënë se i vjen mirë që Hoti ka kopjuar Thaçin për këto raportime.

“Thotë zëvendëskryeministri ky është standard i ri, po çfarë standardi i ri bre? Sa herë ka ardh Hashim Thaçi nga procesi i dialogut , ka ardhur dhe ka raportuar, s’ka pas si raund diskutimesh që nuk ka raportuar Thaçi në Kuvend, madje më është dukur e tepër me ato raportime. Më vjen mirë që keni kopjuar Thaçin për të raportuar në Kuvend”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit