11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

KPK-ja e lëshon takimin me MD-në, shkak mosdistancimi nga deklaratat e zv/ministrit

Rekomandime

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Shtetit kanë lëshuar mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, e cila mbahet në kuadër të grupit punues të MD-së për reformat e planifikuara në sistemin e drejtësisë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, tha të hënën në një deklaratë për media se arsyeja e largimit nga mbledhja ishte mosdistancimi i Ministrisë së Drejtësisë nga deklaratat linçuese të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili prokurorët i ka cilësuar si “të involvuar në veprimtari kriminaIe”.

- Advertisement -

“Pas deklarimeve të qëndrimeve dhe mosreagimit nga Ministria e Drejtësisë, përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial, Prokurorit të Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë lëshuar takimin”, thuhet në reagimin publik të KPK-së.

Më poshtë gjeni qëndrimin e sistemit prokurorial, të paraqitur sot para Grupit Punues të Ministrisë së Drejtësisë:

“Të nderuar anëtar të këtij grupi punues,

- Advertisement -

Të nderuar partnerë ndërkombëtarë,

Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë,

- Advertisement -

Prezenca jonë si përfaqësues institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, respektivisht Prokurorit të Shtetit, në këtë takim, është shenjë respekti dhe vlerësimi që e kemi për partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë që janë pjesë e proceseve, të cilët në forma dhe mënyra të ndryshme kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë institucionet e vendit, me theks të veçantë ato të drejtësisë.

Siç jeni në dijeni, para tri ditësh, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, i quajti prokurorët të involvuar në veprimtari kriminaIe dhe piramida kriminaIe. Një gjuhë kjo e paprecedentë, e papranueshme, linçuese dhe jashtë çdo logjike shtetndërtuese dhe institucionale.

Ndaj një gjuhë të tillë, ne kemi reaguar, ku kemi kërkuar distancim të pushtetit ekzekutiv nga deklaratat e tilla. Ky distancim akoma nuk ka ndodhur dhe kjo nuk krijon hapësirë për bashkëpunim ndërinstitucional dhe e minon skajshmërisht respektin e ndërsjellë.

Është e pakuptimtë që ne të flasim në suaza të respektit, kolegjialitetit dhe mirëbesimit me dikë që i quan prokurorët tw involvuar ne veprimtari kriminaIe.

Mosdistancimi nga kjo gjuhë nënkupton paragjykime të atilla që janë krijuar pa bazë dhe janw tendencioze dhe kjo ngritë dilema serioze në qëllimin e vërtetë të sponzorisuesit për të rrënuar pavarësinë institucionale në emër të ndryshimeve dhe reformave ligjore në vazhdën e kësaj është dhe drafti i fundit për ndryshimet e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Prandaj, ne nuk do të mund të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij grupi, pa një reflektim dhe distancim publik të Zëvendësministrit të Drejtësisë ose pushtetit ekzekutiv.

Andaj, presim një qëndrim dhe reflektim të qartë dhe të bërë publik lidhur me çështjet e ngritura, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në këto takime.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj dhe me kaq përfundon edhe qëndrimi ynë në këtë takim!”.

Sistemi Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar dhe i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë pa përjashtim, brenda parimeve profesionale, gjithmonë duke e ruajtur ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë institucionale dhe në ketë drejtim është thelbësore të ndërtohet besimi i ndërsjellë, të kultivohet një qasje konstruktive, pa paragjykime dhe e bazuar në objektivitet.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit