9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

KQZ publikon rezultatet, nga kaq vota kanë marrë kandidatët për kryetar të Podujevës e Mitrovicës së Veriut

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Në një konferencë për media është bërë e ditur se kandidati i LVV-së për kryetar të komunës që ka dalë i pari në zgjedhje, Shpejtim Bulliqi ka marrë 18 mijë e 286 vota, që përkthyer në përqindje I bie 51.9%.

- Advertisement -

I dyti në zgjedhje ka dalë Nexhmi Rudari i LDK-së me 12 mijë e 627 vota apo 35.8%.

Ndërkaq, Naim Fetahu i PDK-së ka marrë 4 mijë e 341 vota apo 12.3%.

Në konferencën e sotme janë bërë të ditura edhe votat që kanë marrë kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit