1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

KQZ refuzon gati 5000 zarfa nga Diaspora

Rekomandime

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë shënuar progres sa i përket përmbylljes së aktiviteteve të parapara.

- Advertisement -

Ai tha se këto aktivitete janë të domosdoshme për t’u kryer që KQZ-ja të mund të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, njofton Klan Kosova.

“Disa nga aktivitetet që po zhvillohen njëkohësisht këtu në QNR janë: procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës”.

Elezi ka njoftuar se nga 2382 vendvotime janë procesuar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2247 vendvotime (94.33%) dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1814 vendvotime (76.15%).

- Advertisement -

“Edhe në skanimin e listës përfundimtare të votuesve, e cila ka shërbyer që votuesit të nënshkruhen në ditën e zgjedhjeve, ka progres të theksuar. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 292 vendvotime (96.22%). Siç e kemi bërë të ditur ky skanim është i domosdoshëm për të na sigruar nëse ka ose jo raste kur ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”.

Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.

- Advertisement -

“Ky proces verifikimi do të na ndihmojë që të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 4 950 zarfe me fletëvotime”.

Elezi ka thënë se arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe se tashmë i kanë bërë të ditura edhe dje.

“Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jovalide”.

Po ashtu, Elezi ka thënë se ka vendvotime që janë duke iu nënshtruar procesit të auditimit dhe se nesër do të ketë raport se sa do të jetë numri i tyre.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit shpallen kur këto procese të kenë përfunduar meqë nuk ka një afat ligjor se kur duhet të shpallen ato.

Në zgjedhjet e vitit 2014 rezultatet u shpallën 27 ditë pas ditës së zgjedhjeve. Ndërsa, në vitin 2017 rezultatet u shpallën 28 më pas

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit