2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KQZ – Të lutem më thirr!

Rekomandime

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj vendimi të KQZ-së për votimin e mërgatës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Berisha ironizoi me vendimin e KQZ për telefonimin e diasporës, ajo tha se është guxim i madh me deklaru sot numrin e telefonit në KQZ, sepse nëse nuk lajmërohesh kur të thërrasin ‘ata’, ta shohin sherrin krejt familja.

- Advertisement -

“Mos e mbani telefonin në xhep se rrezikoni shumë, xhepi ndodhet larg veshit, e ju mund të mos e dëgjoni kur ju thërrasin nga KQZ, Fleni me ndërrime në familje dhe kujdes mos të rrëzohet telefoni në asnjë rast”, shkroi Berisha në facebook.

Postimi i plotë

Nëse një anëtar i familjes nuk lajmërohet në telefon,

- Advertisement -

e gjithë familja e humb të drejtën e votimit.

Është guxim i madh me deklaru sot numrin e telefonit në KQZ, sepse nëse nuk lajmërohesh kur të thërrasin ‘ata’, ta shohin sherrin krejt familja.

- Advertisement -

Bile mundet me ardh deri te më e keqja, edhe deri te te rrahja mes familjarëve.

Se çifta ime çartet, qysh jam unë e flaktë për këtë vend!

Diaspora u dashka me lënë punën,

m’i ndal fëmijët prej shkolle,

mos me dëgju’ muzikë, mos me shiku TV;

as në oborr mos me dal,

mos m’u smu;

mos me vdek;

por gjallë a vdekun me mbaj telefonin në dorë,

natë e ditë pa pushu’, duke pritur një telefonatë nga Valdete Daka!

Kjo është grackë dhe është brutale!

Sepse, telefonata mund të mos ndodh fare, dhe askush nga KQZ nuk do të jepte përgjegjësi, sepse edhe mund të mos kesh qasje në rrjet!

Kushti i KQZ-së që nëse diaspora nuk lajmërohet me t’parën në telefon e humb të drejtën e votimit, bëhet vetëm dhe ekskluzivisht kundër Vetëvendosjes!

Valdete Daka është djallëzore dhe e rrezikshme!

Por, kjo s’do të thotë që Ju të lejoni t’ju mund e keqja.

Thjesht, rrini urt, heshtni familjarisht,

gjë s’ju gjen nëse nuk flisni mes vete një kohë,

mos lëvizni pa ndonjë zor të madh,

mos dilni jashtë shtëpisë dhe mos rrini ku s’ka valë, mos i rrapëlloni enët, punoni me marifet ose hiç mos punoni,

se punët e shtëpisë janë meditative, të hutojnë, e për pasojë nuk e dëgjoni telefonatën;

kërkoni nga familjarët tuaj në Kosovë që të mos u telefonojnë, as për ma t’madhin zor,

sepse kur t’ju thërret Valdetja, mund ta gjej lidhjen e zënë.

Pra, e përsëris mos u sëmurni askush,

mos shkoni në spital,

sidomos mos lejoni me ‘vdek’

në WC merreni telefonin me vete;

Mos hani dardha, përrshesh me tambël dhe bukë kallamoqe, pasuli prish shumë punë, mos pini çaj, veç lagni buzët me ujë sa me mbet gjallë, në mënyrë që t’i shmangeni WC-së sa më shumë;

mos e mbani telefonin në xhep se rrezikoni shumë, xhepi ndodhet larg veshit, e ju mund të mos e dëgjoni kur ju thërrasin nga KQZ,

Fleni me ndërrime në familje dhe kujdes mos të rrëzohet telefoni në asnjë rast;

thjesht mos ekzistoni, veç frymoni duke pritur telefonatën e Valdetes.

E nëse nuk ju telefonon, paditeni.

Thjesht bëhuni bashkë paditeni si Grup i Madh, si Diasporë, që ashiqare me metoda primitive dhe qesharake po ju privon nga e drejta për të votuar!

P.S. KQZ është strofa e parë e korrupcionit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit