10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

KQZ tregon se çfarë ndodhë nëse votohet numri 1 në listën e VV-së

Rekomandime

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit iu ndalohet kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe përfundimit të afatit për të zëvendësuar numrin 1 të listës, qytetarët hasën në konfuzitet se a do të jetë fletëvotimi i vlefshëm nëse shënjojnë numër 1 të LVV.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për IndeksOnline ka thënë se votat për kandidatët e subjekteve politike, të cilët nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nuk do të hyjnë në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve.

- Advertisement -

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i ndryshuar në vitin 2010, ka qartësuar mënyrën e votimit. Sipas nenit 110, paragrafi 4, votuesi pajiset me një fletëvotim në zgjedhje dhe a). e shënjon atë me votën për një subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit politik.

Ndërsa, në paragrafin 5 theksohet se “nëse një fletëvotim shënjohet për më shumë se 5 kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik”. Pra, votuesi duhet të zgjedhë vetëm 1 subjekt politik dhe më së shumti 5 kandidatë nga ai subjekt politik”, ka deklaruar Elezi.

Pas përfundimit të votimit, anëtarët e Këshillit të Vendvotimit, të cilët përfaqësojnë subjektet politike, numërojnë fillimisht votat për subjektet politike, duke krijuar dengje me votat e vlefshme për secilën prej tyre. Pas këtij procesi, Këshilli i Vendvotimit numëron pjesën tjetër të fletëvotimit: votat e kandidatëve.

- Advertisement -

Këto të dhëna paraqiten në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve (FLLK) për secilin fletëvotim. Në këto fleta paraqiten të dhënat për çdo numër.

Pas kësaj, bëhet bartja e totalit të votave për secilin kandidat të certifikuar.

- Advertisement -

Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është ndaluar kandidimi për deputet me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas aktgjykimit të plotë të këtij institucioni u ndalohet të gjithë atyre që janë të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë të kandidojnë për postin e deputetit.

Me të njëjtin arsyetim u rrëzua edhe Qeveria Hoti, pasi vota e deputetit Etem Arifi u shpall e pavlefshme, për shkak se ishte i dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit