3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Krasniqi: Edhe kursimet e fëmijëve i kam investuar në kriptovaluta

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se edhe kursimet e fëmijëve të tij i ka investuar në kriptovaluta.

- Advertisement -

Ai tha se nuk i rekomandon askujt që të veprojë ashtu siç ka vepruar ai me investime në kriptovaluta, por tha se investimin e ka nisur në vitin 2016 dhe është penduar që nuk ka investuar më herët.

“Ka kriptovaluta që ka rritje kur tjerat kanë rënie, ose e kundërta. Po, unë kam besim që kjo është e ardhmja. Unë nuk i rekomandoj askujt asgjë, krejt çka po flas për kripto nuk është rekomandim financiar, nuk është këshillë financiare”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se, “nuk i rekomandoj askujt me investu më shumë sesa, aq sa mund t’i humbë krejt edhe që mundet me jetu pa to”.

- Advertisement -

“Nuk i rekomandoj askujt me bo, cka kam bo unë. Unë kam pas sukses por kam mundur edhe të dështoj shumë. Qaq besoj në këtë punë sa edhe kursimet e fëmijëve të mi, para dy vitesh i kamë kthyer në kriptovaluta”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

Ndryshe, Krasniqi në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK),  posedon kriptovalut në vlerë mbi 300 mijë euro.

- Advertisement -

Krasniqi ka deklaruar investime në 35 kriptovaluta të ndryshme.

Sipas përllogaritjeve në bazë të kohës së deklarimit të pasurisë nga Krasniqi, shuma e përkthyer në euro e investimeve të Krasniqit në kriptovaluta kap shumën e mbi 300 mijë eurove.

Ndërkaq, në deklarimin e pasurisë të 3 viteve më parë ai kishte vetëm 31 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit