6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Krasniqi: Haradinaj e Kurti patën bashkuar kauzat në opozitë, njëri e bëri Demarkacionin tjetri po e bënë Asociacionin

Rekomandime

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Albert Krasniqi, është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar e që ka të bëjë pikërisht me Asociacionin.

- Advertisement -

Krasniqit ha se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tani kryeministri i vendit, Albin Kurti, patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë, njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.

“Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin. Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin”,tha Krasniqi.

Ai gjithashtu theksoi se njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura.

- Advertisement -

“Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut”,shtoi ai.

Ndryshe kryeministri i vendit, Albin Kurtit pas takimit që pati dje me Përfaqësuesin Special të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se Kosova do të pranojë propozimin e Bashkimit Evropian, por se sipas tij ka disa pyetje të cilat do të parashtrohen në Bruksel.

- Advertisement -

Gjatë seancës së kaluar plenare, Kurti ka renditur gjashtë kushtet që sipas tij duhet plotësuar paraprakisht në mënyrë që Asociacioni të pranohet

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit