-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Krasniqi: Hoxhallarët të mos shkojnë me kapuç të hoxhës në tubime partiake

Rekomandime

Fushata, ndonëse jo zyrtarisht, ka nisur që prej javësh kur edhe dha dorëheqje Qeveria e Haradinajt.

Në këto tubime nuk po mungojnë as hoxhallarët të cilët, sipas profesorit universitar Milazim Krasniqi, shkruan Reporteri.net.

Krasniqi ka thënë se hoxhallarët kanë të drejtë të marrin pjesë në tubime, mirëpo thekson se më parë duhet ta heqin e hoxhës.

“Hoxhallarët nuk e kanë vendin në tubime partiake. E pakta, jo me kapuçin e hoxhës në krye! Në xhami falen pas tyre besimtarë që u përkasin partive të ndryshme, jo të një partie. Prandaj, ata hoxhallarë që shkojnë nëpër tubime partiake, duhet ta heqin kapuçin e hoxhës në tubim. Pa kapuç, mund t’ia grahin nga t’u duket e drejtë. Si të gjithë ne të tjerët”, shkruan Krasniqi./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit