1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Krasniqi-Kusari Lilës: Të propozoj ty për presidente si përfaqësuese uniteti, s’ka parti që s’ke qenë

Rekomandime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila mori fjalën gjatë seancës parlamentare ku edhe deklaroi se janë për të ngritur mocion për rrëzimin e qeverisë.

Madje ajo deklaroi se mocioni mund të jetë gati shumë shpejtë, në mënyrë që më pas vendi të shkojë në zgjedhje e të zgjidhet sipas saj çdo problematikë.

- Advertisement -

E pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i PDK-së Memli Krasniqi i cili tha se në momentin kur bëhet puna për mocion, PDK do të tregojë pro apo kundër këtij mocioni.

Kusari-Lila më pas deklaroi se PDK kësisoj mbështet 100% mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti. Por është vetë Krasniqi i cili kërkoi replikë duke thënë se Mimoza-Kusari Lila tentoi të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me këtë mocion.

“Thashë se do të merrni përgjigje, por cila do të jetë përgjigja do ta kuptoni më vonë”, deklaroi Memli Krasniqi.

- Advertisement -

Madje ai tha se do të propozonte që deputetja Mimoza-Kusari Lila të bëhej presidente, pasi që sipas tij ajo s’ka lënë parti pa kaluar në të.

Unë propozoj që të bëjmë ty presidente, pasi ti ke qenë me LDK-në, AAK, PDK-në e Vetëvendosjen e të gjithë. Si përfaqësuese e unitetit”, tha Krasniqi.

- Advertisement -

Më pas deputetja Mimoza Kusari-Lila iu kundërpërgjigj deputetit të PDK-së, duke thënë se s’ka qenë kurrë në PDK, madje as në zyrat e kësaj partie.

Unë në PDK s’kam qenë kurrë, kemi bashkëqeverisë as në zyre të PDK-së s’kam qenë kurrë.

Faleminderit që e të gjithë e panë në seancë që ndryshove qëndrimin nga 100% e përkrahim në nënshkruajeni mocionin e më pas ju përgjigjemi.

Bashkëpunimet politike janë në funksion të asaj që duhet me nxjerrë diçka ma pozitive, gjithmonë kur kam ndryshuar partitë kamë kërkuar votën e sovranit dhe s’kam bërë kalkulime, ata që më kanë përkrahur dhe vazhdon të më mbështesin jam e lumtur që s’e kemi elektoratin e njëjtë. Më vjen mirë që kam lëviz”, deklaroi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit